Abdixhiku: Rikthimi i madh i LDK-së, i pashmangshëm
BKT
Foto: LDK
Lajme

Abdixhiku: Rikthimi i madh i LDK-së, i pashmangshëm

E.Hoti/RTKlive

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se është i pashmangshëm rikthimi i madh i kësaj partie.

Në kuadër të ciklit të ri debatues “LDK ju dëgjon”, Abdixhiku sot në Deçan ka folur për hartimitin  e programit të LDK-së ku janë të angazhuar ekspertë të shumtë.

“LDK-ja prej se ka filluar hartimin e programit të saj; ka mbajtur takime fillimisht me grupe ekspertëve dhe pastaj ka vazhduar aktivitetin e saj në terren. Po takojmë qytetarë të shumtë; punëtorë, ndërmarrës, biznese e grupe interesi për t’i dëgjuar nga afër problemet dhe sfidat e tyre të cilave do tu japim zgjidhje përmes platformës tonë e cila si burim ka zërin qytetar; ndërsa kjo platformë do ta ketë programin më përmbajtësor që Kosova ka patur ndonjëherë”, ka thënë Abdixhiku, njofton LDK përmes një komunikate.

Ai tha se LDK ka hapur dyert për profile të reja, njerëz profesionistë të jashtëzakonshëm të cilët çdo ditë po shprehin interesim për të kontribuar për zhvillimin e vendit përmes platformës së LDK-së e cila padyshim do të jetë "oferta më e mirë për qeverisje".

Abdixhiku ka folur edhe për organizimin e brendshëm partiak, me ç’rast theksoi punën e madhe që sipas tij po e bëjnë degët e nëndegët gjithandej Kosovës.

 

 


MË SHUME NGA Lajme