19:36 / 22.10.2022
City fiton dhe i afrohet Arsenalit në një pikë
Uran Krasniqi/RTKLive
Pas ndeshjes së sotme Arsenal mbetet vetëm një pikë larg nga Manchester City.
Kampioni në fuqi ka arritur fitore 3-1 ndaj Brighton & Hove Albion në "Etihad Stadium".
Halaand ka shënuar dy herë dhe De Bruyne një herë për fitoren e skuadrës së Pep Guardiolas.
Goli i vetëm për mysafirët ka ardhur nga Trossard.
Pas kësaj humbje Brighton gjendet në pozitën e tetë në tabelë.























