Casemiro shpëton Unitedin nga humbja
BKT
Sport

Casemiro shpëton Unitedin nga humbja

Uran Krasniqi/RTKLive

Graham Potter del se ka pasur të drejtë kur e ka inkuadruar në fushë futbollistin shqiptar, Armando Broja. I njëjti ka fituar penallti për Chelsean në ndeshjen kundër Manchester United, të cilin rast pastaj Jorginho e ka kthyer në gol. 

Por megjithatë United nuk ka lejuar fitore të Chelseas. Në kohën shtesë Casemiro ka barazuar.

Ndeshja mes Chelseas dhe Manchester Unitedit ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

"Djajtë e Kuq" patën disa raste të mira shënimi me Luke Shaw, Antony, Rashford e Bruno Fernandes, por Kepa ishte në vend. 

Deri te penalltia për Chelsean erdhi në minutën e tetëdhjetë e shtatë kur Scott McTominay goditi Armondo Brojën. 

Pas kësaj ndeshje Chelsea gjendet në vendin e katërt në Premier League, derisa United në vendin e pestë.