Tri ndeshje dhe tri barazime në Superligë
Uran Krasniqi/RTKLive
Tri ndeshje dhe tri barazime. Ndeshjet e fundit të Javës së trembëdhjetë të Superligës nuk kanë nxjerrë asnjë fitues. Trepça`89 - Gjilani është mbyllur 1-1; Dukagjini - Ballkani gjithashtu është mbyllur 1-1, kurse Drenica - Malisheva është mbyllur 0-0.
Në Mitrovicë Gjilani krijoi epërsi, por nuk arriti ta ruajë. Zabërgja kaloi gjilanasit në avantazh, mirëpo Christian Mba barazoi rezultatin.
Përparim Islami i Gjilanit ka pësuar një lëndim nga Lulzim Peci i ’89-shit. Futbollisti gjilanas është larguar me ambulancë nga fusha.
Në “18 Qershori” të Klinës Albion Rrahmani ishte ai që u dha epërsinë mysafirëve. Vendasit barazuan me penallti, ku nga pika e bardhë u tregua i saktë Altin Merlaku.
Tabelën vazhdon ta kryesojë Drita e Gjilanit me tridhjetë pikë të tubuara.























