Gjilani: Gjendja shëndetësore e futbollistit Përparim Islami stabile
Uran Krasniqi/RTKLive
Përparim Islami është lënduar sot në Mitrovicë teksa Gjilani po ndeshej me Trepçën ’89. Por klubi ka njoftuar se gjendja shëndetësore e futbollistit është stabile.
"Sport Club Gjilani njofton se gjendja shëndetësore e futbollistit Përparim Islami është stabile dhe jashtë ndonjë rreziku. Futbollisti Islami pësoi një çarje në regjionin e arkadës (ana e djathtë) në një duel me futbollistin e Trepçës ’89 dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Mitrovicës. Nga kompletimi imazherik me CT dhe konsultë oftalmologu është përpunuar plaga, duke u suturuar (qepur) plot 15 herë, me ç’rast u konstatua fatmirësisht se është kursyer syri nga ky lendim. Të gjithë në SC Gjilani i urojnë Islamit shërim sa më të shpejtë dhe rikthim në fushat e blerta", ka njoftuar klubi gjilanas përmes një komunikate.
Ndeshja Trepçës ’89 - Gjilani ka përfunduar me barazim.























