21:28 / 23.10.2022
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 6 dhjetor në Tiranë
E.Hoti/RTKlive
Samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë.
Lajmin e bëri të ditur presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel me anë të një postimi në Twitter.
“Ne do të mbajmë samitin e ardhshëm të BE-së – Ballkani Perëndimor në rajon – më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri për të riafirmuar angazhimin tonë të përforcuar”, shkroi Michel në Twitter.
Michel ka thënë se Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për BE-në.
“BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”, ka deklaruar ai.
























