Golden Eagle Ylli mposht Bashkimin
BKT
Sport

Golden Eagle Ylli mposht Bashkimin

Uran Krasniqi/RTKLive

Golden Eagle Ylli në xhiron e shtatë të Prince Caffe Superligës ka realizuar edhe fitoren e tretë radhazi. 

Suharekasit kanë mposhtur Bashkimin me rezultat 76:71 (19:19, 24:18, 16:22, 17:14). 

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, perioda e dytë u ka takuar vendasve, kurse perioda e trettë ka qenë më dramatike ku Ylli e ka përmbusur rezultatin. 

Henrik Sirko me 21 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime dhe Chris Harris me 14 pikë e dhjetë kërcime u daluan te  Ylli, kurse Prentiss Nixon me 15 pikë e gjashtë kërcime dhe Fahro Alihoxhiq me 13 pikë e dhjetë kërcime u dalluan te Bashkimi.