Cramon: Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën po finalizohet|Video
BKT
Foto/ Besnik Hasolli/ RTK
Lajme

Cramon: Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën po finalizohet|Video

Venera Xhoxhaj/ RTK

(E plotësuar, ora 09:56) Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, tha se procesi i liberalizmit të vizave do të finalizohet.

Viola von Cramon-Taubadel ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave po finalizohet dhe shpreson se do të ketë një datë së shpejti.

"Ende nuk është marrë një vendim i qartë. Do të kemi një votim tjetër nga mesi nëntorit  dhe në prapaskenë po punojnë shumë. Qytetarët e Kosovës e kanë merituar moti dhe është dashur moti të ndodhë. Të gjitha kriteret janë përmbushur dhe s’ka ende vendim. Edhe unë jam e shqetësuar dhe shpresoj të ndodhë sa më shpejtë pa ndonjë kusht tjetër", tha ajo, raporton RTKlive. Eurodeputetja ka vlerësuar zhvillimet në Kosovë.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka folur për propozimin farko-gjerman. Viola von Cramon ka thënë se propozimi franko-gjerman është i ri dhe mendon se kjo është mundësi e mirë që Kosova të përparoj.

"Kjo është një mundësi e mirë nuk është 100% si asnjë kompromis dhe unë do të kërkoja që të shqyrtohet dhe mendoj se është e pranueshme por varet nga vendimmarrësit. Unë vetëm po e them se e përkrah shumë një marrëveshje që është e pranueshme", theksoi ajo, raporton RTKlive.

Ndërkaq sa i përket targave ajo tha se do ta përkrahje një zbatim diplomatik të afatit. "Edhe nëse i përmbahemi afatit të fundit duhet që të futemi me hapa apo fazë si për shembull se çfarë lloj gjobe do të ketë. Po kërkohet shtyrje dhe kjo do të ishte mirë por e kuptoj edhe qeverinë e Kosovës që thonë se duhet ta zbatojmë vendimin. Pra nëse ka një lloj shtyrje diplomatike do ta përkrah", ka thënë von Cramon.

Për më shumë ndiqeni konferencën e plotë të raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon:

Afet Bela / RTKlive (Ora 06:03)

Cramon sot mban konferencë për media, flet për vizat dhe dialogun

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka njoftuar se Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian për Kosovën, do të mbajë sot një konferencë për media.

"Pas vizitës së saj në Kosovë dhe një sërë takimesh të nivelit të lartë, znj. Viola von Cramon-Taubadel, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian për Kosovën, do të mbajë konferencë për shtyp të hënën. Raportuesja e Parlamentit Evropian do të paraqesë pikëpamjet e saj për situatën aktuale, posaçërisht në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave dhe diskutimet e fundit për këtë në Këshillin e BE-së, si dhe gjendjen e Dialogut Kosovë-Serbi”, thuhet në njoftimin për media të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, raporton RTKlive.

Bëhet me dije se në konferencë për media, ajo do të  flas rreth situatës në Ballkanin Perëndimor dhe implikimeve të luftës në Ukrainë në aspektin e sigurisë.


MË SHUME NGA Lajme