09:06 / 24.10.2022
Superliga rikthehet me sfida drithëruese
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Skuadrat elitare të Kosovës, rikthehen në aksion fundjavën që vjen me ndeshjet e javës së 14-të.
Kjo xhiro sjell disa superduele. Padyshim se kryendeshja do të luhet në Suharekë, ku Ballkani përballet me Prishtinën, sfidë kjo që parashikohet të jetë e zjarrtë pasi që të dy skuadrat janë në ‘luftë’ për kreun e tabelës.
Llapi-Drita, duel ky që do të luhet në ‘Zahir Pajaziti’ është një tjetër ndeshje interesante.
Në takimet tjera, Dukagjini udhëton i motivuar te Gjilani, Malisheva pret 89-shin ndërsa Ferizaj kërkon këndelljen në shtëpi kundër Drenicës.
Superliga / Java e 14-të
E shtunë:
Llapi – Drita
Ferizaj – Drenica
Malisheva – Trepça ‘89
E diel:
Ballkani – Prishtina
Gjilani – Dukagjini.























