09:48 / 24.10.2022
Gazetari anglez: Chelsea ka gjasa të nënshkruajë me Rice
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Chelsea është favorite për të transferuar yllin e West Ham United, Declan Rice, raportojnë mediat angleze, shkruan RTKLive.com.
Rice është në ‘radarin’ e disa klubeve të mëdha evropiane, por sipas gazetarit Ben Jacobs Chelsea ka gjasa të mëdha që të firmos me reprezentuesin anglez.
‘Blutë’ e Londrës thuhet se kërkojnë një mesfushor të profilit të Rice, pasi që Jorginhos dhe N'Golo Kanté u skadon kontrata në verën që vjen.
Rice është duke bërë një sezon të madh me West Ham dhe tashmë ai është një lojtarët kryesor tek kjo skuadër.























