Samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor mbahet në Tiranë
BKT
Lajme

Samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor mbahet në Tiranë

Gjeraqina Tuhina/RTK-Bruksel

Samiti i radhës i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor do mbahet më 6 dhjetor në Tiranë, ka konfirmuar presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Kjo do të jetë kjo hera e parë që një samit i BE-së të mbahet në shtet jo-anëtar të Bashkimit Evropian.

Presidenti i Këshillit të BE-së ka nënvizuar se do jetë ky rast që të rikonfirmohet angazhimi i përforcuar i BE-së në rajon.

“Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”, ka nënvizuar Michel.

Siç merret vësh jozyrtarisht, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ofruar vendin e tij që të jetë nikoqir i samiti të radhës, në takimin e tetorit në Pragë ku morën pjesë të gjithë liderët e BE-së dhe të shteteve tjera të kontinentit evropian që bëjnë pjesë në Bashkësinë Politike Evropiane.

Ndryshe, tash është shndërruar në praktikë që samitet BE-Ballkani Perëndimor të mbahen së paku një herë në vit.


MË SHUME NGA Lajme