Bayern Munich planifikon transferimin e Felix në janar
BKT
Sport

Bayern Munich planifikon transferimin e Felix në janar

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Bayern Munich po e monitoron situatën e Joao Felix të Atletico Madridit.

Ylli portugez nuk po kalon periudhë të mirë në skuadrën e Diego Simeones, dhe siç raportojnë mediat e huaja, lojtari ka kërkuar largimin nga Madridi.

‘Bavarezët’ janë klub që janë duke e vëzhguar me kujdes situatën e ish-yllit të Benficas, shkruan RTKLive.com.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë, janë në garë me PSG dhe Manchester Unitedin për sulmuesin e Atletico Madridit.

Felix dëshiron që në afatin kalimtar të janarit të bëhet me klub të ri pasi ai tashmë ka humbur vendin e titullarit tek Atletico.