Trajneri i parë i Ronaldos: I poshtëruar, duhet të largohet
RTSH
Ronaldo u poshtërua dhe më mirë të largohet nga Manchester United.
“Cristiano është lojtari më i mirë në historinë e futbollit dhe një profesionist i madh”.
Është mendimi i një trajneri të CR7 që e njeh shumë mirë, Leonel Pontes, trajneri i tij i parë i Ronaldos në ekipet e të rinjve të Sporting Lisbonës.
"Klubi dhe trajneri i tyre nuk dinë të merren me karizmën, cilësinë dhe potencialin e tij”.
“Nuk mund ta përjashtojnë, apo të mendojnë ta aktivizojnë vetëm në minutat e fundit, një lojtar me këto cilësi, me historinë e tij, me gjithçka. Ai i dha futbollit dhe Manchester United. Ka pandershmëri në të gjitha këto. Nëse nuk do të llogarisnin tek ai, duhet ta linin të ikte. Dhe nëse më i miri në botë poshtërohet në këtë mënyrë, nuk kam asnjë dyshim: është më mire të largohet”.























