09:07 / 27.10.2022
Blinken takim me Xhaçkën: SHBA krah Shqipërisë
RTSH
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar një takim me Ministren e Jashtme Olta Xhaçka.
Në një postim në Twitter Blinken bën të ditur se gjatë takimit diskutuan prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, përfshirë atë kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë.
Blinken thekson se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Shqipërisë.
“Kënaqësi që takohem me miken time, Olta Xhacka dhe të festojmë një Dialog Strategjik të suksesshëm SHBA-Shqipëri. Ne diskutuam për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, një aleate prej kohësh”, shkruan Blinken.























