09:11 / 27.10.2022
Moti sot në Shqipëri
RTSH
Anticikloni Afrikan po intesifikohet drejt Europës Qendrore duke prekur të gjitha kryeqytetet europiane duke mbajtur temperatura më të larta se mesatarja në vendin tonë për muajin Tetor.
Moti do të jetë me mjegull në mëngjes në zonat luginore dhe zonën e Kukësit, gjatë ditës me diell dhe vranësira të pakta . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 9/23°C
Zona e ulët 10/28°C
Zona bregdetare 14/27°C























