Von der Leyen mbërrin sot në Tiranë, konferencë me Kryeministrin Rama
BKT
Shqipëri

Von der Leyen mbërrin sot në Tiranë, konferencë me Kryeministrin Rama

rtysh.al

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Vor der Leyen viziton sot Tiranën në kuadër të një turi ballkanik. Presidentja e KE do të mirëpritet nga një ceremoni në Aeroportin “Nënë Tereza” në orën 14:30 dhe më pas në orën 16:30 do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.

Kjo është vizita e parë që Ursula Von der Leyen zhvillon në Tiranë pas hapjes së bisedimeve të anëtarësimit, të cilat janë aktualisht në procesin e shqyrtimit legjislativ.

AXHENDA:

Programi i vizitës së Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në Tiranë, 27 Tetor 2022

14.30 – Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”

15.45 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri

16.30 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri.


MË SHUME NGA Shqipëri