Von der Leyen- Rama: 80 mln euro Shqipërisë për krizën energjitike
BKT
Shqipëri

Von der Leyen- Rama: 80 mln euro Shqipërisë për krizën energjitike

rtsh.al

Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas takimit të zhvilluar mes tyre dhe delegacioneve respektive, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Rama, në fjalën e tij, theksoi se falë qasjes së Komisionit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, si dhe përkushtimit personal të Presidentes von der Leyen, Shqipëria nuk ndjehet vetëm.

“Dua ta falenderoj Presidenten për këtë ndalesë në Tiranë. Kemi qenë së bashku për të parë punimet e hekurudhës së re, e cila, më në fund, në këtë rast jo për shkak të burokracisë së Komisionit, por të Bankës Evropiane për Ndërtim e Zhvillim, projekti ka nisur më vonë se parashikimi. Në pranverën e 2024 do kemi aksin hekurudhor, Tiranë-Durrës, Tiranë-Rinas-Durrës dhe e kundërta”- deklaroi Rama.

Ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, bëri të ditur se BE do t’i dhurojë Shqipërisë 80 mln euro, për të përballuar krizën energjetike. Ajo foli edhe për 500 mln euro për Ballkanin Perëndimor, për modernizimin e sistemit energjetik.

 "Ne jemi pjesë e një Unioni për energjinë. Propozojmë një paketë mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor, për të ndikuar në zbutjen e çmimeve. Për Shqipërinë do të jenë 80 mln euro në formë grantesh. Nga ana tjetër do të jenë 500 mln euro grante për të gjithë rajonin, të cilat do të investohen në infrastrukturën energjetike”, tha Presidentja gjatë konferencës me kryeministrin, Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri