08:49 / 28.10.2022
Moti sot në Shqipëri
Anticikloni do të vazhdojë të dominojë edhe në fundjavë duke mbajtur temperatura të larta në vendin tonë për fundjavën e fundit e muajit Tetor.
Moti do të jetë me mjegull në mëngjes do të jetë në zonën e Kukësit, gjatë ditës me diell dhe vranësira të pakta . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 7/24°C
Zona e ulët 8/28°C
Zona bregdetare 12/26°C























