09:46 / 31.10.2022
Aeroporti i Vlorës, Rama publikon pamje nga punimet
RTKlive
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka përfunduar shtresa e parë e pistës së aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.
Ai, në një postim në Facebook, ndërtimin e aeroportit e ka konsideruar si vepër historike.
“Mirëmëngjesi dhe me përfundimin e shtresës së parë të pistës së aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës kanë nisur në muajin nëntor të 2021-shit.























