11:34 / 31.10.2022
Rama: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë, është rrenë e opozitës
rtsh.al
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish, lidhur me deklaratat e opozitës se nga 1 nëntori do të ketë rritje të çmimit të energjisë.
Rama, nëpërmjet një postimi në Twitter, deklaron se opozita e rublave që u thotë sot shqiptarëve se qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit, vetëm sa shpërmdan lajme të rreme.
"Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet, siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë? #DavaRublash"- shkruan Rama.























