Tetori rozë, 13 mijë gra kryen mamografinë falas
BKT
Shqipëri

Tetori rozë, 13 mijë gra kryen mamografinë falas

ATSH

Tetori njihet ndryshe dhe si muaji i ndërgjegjësimit të grave për kancerin e gjirit. 13 mijë gra kanë kryer mamografinë falas vetëm gjatë këtij muaji.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ka ftuar të gjitha gratë të mos e neglizhojnë kontrollin e gjirit edhe përgjatë muajve të tjerë të vitit.

Ajo thekson se ato mund të rezervojnë orarin përmes nëpërmjet mjekut të familjes për të përfituar një mamografi falas.

Muaji tetor njihet ndryshe si “Tetori rozë”, muaj kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Qëllimi është të rritet numri i ekzaminimeve për kapjen e hershme të kancerit dhe për rritjen e mundësive për një shërim të plotë të gruas.

Për të rritur ndërgjegjësimin, përgjatë gjithë muajit tetor, organizohen evente të ndryshme, me pjesëmarrjen edhe të politikanëve, artisteve, gazetareve e të tjera grave me ndikim, të cilat japin mesazhe inkurajuese në mënyrë që kjo nismë të përqafohet nga sa më shumë gra.


MË SHUME NGA Shqipëri