12:52 / 01.11.2022
Bordi ul çmimet e naftës me 4 lekë për litër
rtsh.al
Bordi i Transparencës ka vendosur të martën uljen e çmimeve të karburanteve.
Sipas vendimit të fundit, nafta ka zbritur me 4 lekë për litër dhe nga dita e sotme do të shitet me 236 lekë për litër.
Në rënie është dhe çmimi i benzinës, që do të tregtohet me 196 lekë për litër, nga 203 që ishte deri tani.
Gazi do të tregtohet me 77 lekë për litër.
Ekspertët vërejnë se bursat botërore të naftës kanë tendencë rënieje prej disa javësh, duke zbritur në nivelet e para sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Ndërsa në tregun shqiptar karburanti vijon të jetë në nivele maksimale. Në mars çmimet arritën deri në 265 lekë për litër.























