17 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
BKT
Shqipëri

17 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

rtsh.al

17 raste të reja me Covid 19 janë konfirmuar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Fatmirësisht edhe këtë të martë nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 641 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë vetëm17 qytetarë. Aktualisht janë 190 qytetarë aktivë me Covid19 ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,037 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Statistika ( 1 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 56
Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 641

Testime totale 1,997,769
Raste pozitive 331,820
Raste të shëruara 328,037
Raste Aktive 190
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 135
Vlorë 17
Gjirokastër 10
Durrës 8
Berat 6
Fier 6

Elbasan 4
Shkodër 1
Lezhë 1
Korçë 1
Dibër 1


MË SHUME NGA Shqipëri