08:44 / 02.11.2022
Moti sot në Shqipëri
Europa Qendrore vijon të jetë në ndikimin e Anticiklonit Afrikan duke ndikuar mot të qëndrueshëm dhe temperatrua mbi mesataren e periudhës në fillimin e muajit në vendin tonë.
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonën perëndimore . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 7/22°C
Zona e ulët 8/28°C
Zona bregdetare 14/27°C























