Manja: Ministeriali për Drejtësinë më 3-4 nëntor në Tiranë
BKT
Shqipëri

Manja: Ministeriali për Drejtësinë më 3-4 nëntor në Tiranë

ATSH

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deklaroi sot se Presidenca e Republikës së Çekisë në Këshillin e Bashkimit Europian ka zgjedhur Shqipërinë për të organizuar ministerialin “Për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme” që do të zhvillohet në Tiranë në datat 3 dhe 4 nëntor.

Në një postim në rrjetet sociale Manja shprehet se, Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor shfrytëzojnë këto takime të rëndësishme për të forcuar lidhjet mes tyre, e për të thelluar bashkëpunimin në këto fusha të rëndësishme.

“Prania e Komisionerit për Drejtësinë i BE Didier Reynders, ministrit çek të Drejtësisë Pavel Blazek, si dhe përfaqësuesve të tjerë nga institucione të drejtësisë në BE, janë mesazh i qartë për vëmendjen, prioritetin dhe interesin e Bashkimit Europian kundrejt Ballkanit Perëndimor në fushën e Drejtësisë”, shkruan Manja.


MË SHUME NGA Shqipëri