Ibrahimaj: Të ardhurat e buxhetit 2023, 631,7 miliardë lekë
BKT
Shqipëri

Ibrahimaj: Të ardhurat e buxhetit 2023, 631,7 miliardë lekë

rtsh.al

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj dha të mërkurën shifrat e para për buxhetin e vitit të ardhshëm 2023.

Duke folur në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave në parlamentin shqiptar ajo tha se rritja e planifikuara ne projektligjin “Per Buxhetin e viti 2023”, do të jetë 2.6 për qind.  Ibrahimaj tha se “kjo rritje do të gjenerohet nga kërkesa e brendshme, konsumi dhe investimet, por dhe nga ajo e huaj”.

Ministrja u shpreh se “të ardhurat totale të buxhetit 2023 parashikohen të arrijnë në 631,7 miliardë lekë, rreth 51 miliardë lekë më shumë krahasuar me të ardhurat totale të vitit 2022 ose 120,8 miliardë lekë më shumë se ato të vitit 2021”.

“Të ardhurat buxhetore për vitin 2023 përfaqësojnë nivelin më të lartë të arritur deri tani jo vetëm në shifra absolute, por edhe në raport me Produktin e Brendshëm Bruto” tha ministrja. Në vitin 2023, parashikohet që të ardhurat totale të buxhetit të jenë sa 29 përqind e Produktit të Brendshëm Bruto” tha Ibrahimaj.

“Nga rritja ekonomike dhe indeksi i çmimeve, është projektuar që të ardhurat e vitit 2023 të rriten me 23,2 miliardë lekë”, nënvizoi ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj.


MË SHUME NGA Shqipëri