Asnjë humbje jete, 27 të infektuar në 24 orët e fundit
BKT
Shqipëri

Asnjë humbje jete, 27 të infektuar në 24 orët e fundit

rtsh.al

27 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 478 testime të kryera në 24 orët e fundit. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim vetëm 3 pacientë. Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,053 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Janë 201 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Statistika ( 3 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 27
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 478

Testime totale 1,998,247
Raste pozitive 331,847
Raste të shëruara 328,053
Raste Aktive 201
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 136
Vlorë 20
Gjirokastër 14
Durrës 8
Fier 7
Berat 6

Elbasan 4
Shkodër 2
Korçë 2
Lezhë 1
Dibër 1


MË SHUME NGA Shqipëri