Manja: Bashkëpunim për sfidat e drejtësisë!
BKT
Shqipëri

Manja: Bashkëpunim për sfidat e drejtësisë!

rtsh.al

Në Tiranë ka nisur punimet dita e dytë e Ministerialit BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme.

Ministri shqiptar i Drejtësisë, Ulsi Manja, vuri theksin te bashkëpunimi për të forcuar shtetin e së drejtës.

Zoti Manja tha se “ky takim na bënë bashkë në kohë të vështira për kontinentit tonë për shkak të luftës në Ukrainë, kohë kur zëri dhe veprimet e koordinuara janë kritike për të adresuar sfidat me të cilën përballemi brenda shteteve tona, bashkërisht në rajon dhe mbarë në Evropë”.

“Ky Ministerial do të jetë një mundësi më shumë për të forcuar bashkëpunimin në fushën e shteti të së drejtës me fokus konsolidimin e mekanizmave të gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar si dhe adresimin e sfidave aktuale të drejtësisë ndërkombëtare”, u shpreh Ministri shqiptar i Drejtësisë, Ulsi Manja.

 


MË SHUME NGA Shqipëri