Reynders: Shteti i së drejtës, vlerë themelore e BE-së
BKT
Shqipëri

Reynders: Shteti i së drejtës, vlerë themelore e BE-së

ATSH

Komisioneri për Drejtësinë i BE-së, Didier Reynders, deklaroi sot se procesi i integrimit në BE nis me pavarësinë e gjyqësorit dhe përfundon me të.

Pas përfundim të Ministerialit gjatë konferencës për shtyp Reynders tha se gjatë dy ditëve të seancës për drejtësinë diskutuam çështje të rëndësishme si për shtetin e së drejtësi, çështjen e pavarësisë gjyqësore dhe aksionet e ndërmarra në reagim të agresionit rus kundër Ukrainës.

“Shteti i së drejtës është një vlerë themelore e BE-së. Luan një rol mjaft qendror dhe praktik, qoftë brenda BE-së dhe në procesin e zgjerimit të BE-së. Mbrojtja dhe forcimi i shtetit të së drejtës është një punë e madhe dhe kërkon përpjekje konstante për përmirësim. Pavarësia e gjyqësorit është në zemër të shteti të së drejtës. Mbrojtja e të drejtave të individëve, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni, sigurimi i një media pluraliste dhe të lirë si ekuilibrat funksionale të institucioneve demokratike nuk do të ishin të mundura pa patur një gjyqësor të pavarur”, tha ai.

Ai tha se objektivi nuk mund të jetë të imponojmë një model të veçantë për sistemin gjyqëso kombëtar por duhet të sigurohemi që parimet themelore të shtetit të së drejtës të respektohen.

“Shteti i së drejtës nuk është i negociueshëm, nuk është çështje e gjetje të një kompromisi thelbësore dhe gjetjes së një rrugë të mesme. Shteti i së drejtës është se duhet ta mbrojmë dhe kjo është arsyeja se duhet të nxisim pavarësinë e gjyqësorit dhe ta mbrojmë si për vendet e BE-së ashtu dhe ato të Ballkanit Perëndimor”, theksoi ai.

Reynders tha se sot mirëprita punën e madhe që është bërë nga partnerët tanë për të harmonizuar kuadrot e tyre ligjore me kërkesat e legjislacionit të BE-së dhe standardet evropiane për pavarësinë gjyqësore.

“Sidoqoftë, kujtova se është ka e rëndësishme që pavarësia e gjyqësorit të respektohet në praktikë. Është saktësisht në këtë fushë që institucionet gjyqësore në Ballkanin Perëndimor mbeten të ekspozuara ndaj shumë sfidave”, tha ai.

Reynders tha se dëgjova me kujdes ministrat dhe reformat e parashikuara nga partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor në këtë fushë.

“I mirëpres angazhimet në këtë kontest. Më lejoni të theksoi se procesi i zgjerimit është mbi të gjitha, proces i mbështetur në merita ku duhet që përpjekjet të përkthehen në rezultate reale në mënyrë që të ecet përpara. Kujtova se pavarësia e gjyqësorit është një element kyç i të ashtuquajtura elemente themelore të procesit të BE-së. Procesi i anëtarësimit të BE-së nis me këto elemente thelbësore dhe përfundon me to”, theksoi Reynders.

Lidhur me ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, Komisioneri për Drejtësinë i BE-së, Didier Reynders tha se prezantova disa prej rezultatet  të vlerësimeve të krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë të kryer këtë vit në  Ballkanit Perëndimor.

“Ju kërkova ministrave të marrin një rol drejtues për zbatimin e rekomandimeve të cilat janë me vlerë në sektorin e drejtësisë. Ne do ta ndjekim nga afër këtë. Thash që komisioni do të prezantojë një platformë elektronike për mbledhjen e të dhënave për hetimet, aktakuzat dhe po kështu dënimet që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë. Ky proces i mbledhjes së të dhënave është i natyrës teknike e sasiore, por përpos tyre është kyç për vlerësimin. Një element kyç për ecurinë në procesin e anëtarësimi është krijimi i një historiku të konsoliduar të ndjekjes proaktive penale të gjykimit dhe të dënimit të korrupsionit dhe të krimit të organizuar”, përfundoi Reynders.


MË SHUME NGA Shqipëri