17:38 / 04.11.2022
Xavi s`e përjashton që Mesi me Argjentinën ta fitojnë Botërorin
Uran Krasniqi/RTKLive
Xavi beson se Lionel Messi mund ta ketë në duar Kupën e Botës më në fund, duke e cilësuar Argjentinën së bashku me Brazilin si favorit për të fituar trofeun.
“Argjentina dhe Brazili janë një hap përpara se të gjithë të tjerët. I shoh shumë të forta si skuadra, gjithashtu me lojtarë individualë e fizikë, pra janë dy skuadra të shkëlqyera", ka thënë Xavi të premten. "Por në një Botëror nuk mund ta dish kurrë. Gjithçka mund të bëhet e ndërlikuar".
Messi, i cili në karrierën e tij ka fituar çdo gjë, por jo edhe Botëror. Ai ka luajtur në finalen e vitit 2014, por ishte mposhtur nga Gjermania. Messi tani është tridhjetë e pesë vjeç dhe Katari është rasti i fundit për ta fituar Kupën e Botës.























