Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire të para do të jenë Afrore Suka-Qorolli, psikiatre e personave të moshuar në Zvicër dhe Valbona Hysenaj Miftari, kryemjeke pranë Departamentit të Varësisë në Klinikën Psikiatrike në Brugg të Zvicrës. Ato flasin për tema: Shëndeti mendor tek të moshuarit, si të kujdesemi për të kujdesi shëndetësor për të moshuarit dhe varësia nga substancat narkotike , diagnoza dhe trajtimi.
Kurse mysafir tjetër do të jetë Eduart Grishaj, regjisor. Ai flër për premierën e filmit “sofia” në prishtinë . "sofia", një histori që bashkon luftën me dashurinë, sukseset e kinematografisë shqiptare në botë dhe projektet e radhës.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























