13:28 / 05.11.2022
Julen Lopetegui bëhet trajner Wolves në Premier League
Uran Krasniqi/RTKLive
Wolves ka njoftuar se Julen Lopetegui do të bëhet trajneri i ri pas shkarkimit të Bruno Lage gjatë muajit të kaluar.
Për marrëveshjen me pesëdhjetë e gjashtë vjeçarin ka folur presidenti i Wolves, Jeff Shi. "Julen është një top trajner, me përvojë të madhe dhe ne jemi shumë të kënaqur që kemi rënë dakord për për ta sjellë atë", ka thënë ai.
Për trajnerin e ri do të jetë sfidë pasi skuadra gjendet në vendin e nëntëmbëdhjetë në tabelën e Premier League.
Lopetegui ka qenë trajner te Porto, Real Madrid dhe Sevilla.























