Dukagjini mposht thellë Malishevën, Trepça `89 fiton ngushtë ndaj Drenicës
BKT
Sport

Dukagjini mposht thellë Malishevën, Trepça `89 fiton ngushtë ndaj Drenicës

Uran Krasniqi/RTKLive

Dukagjini e ka deklasuar Malishevën në ndeshjen e sotme të vlefshme për Superligën e Kosovës. Edhe Trepça `89 ka realizuar fitore ndaj Drenicës. 

Në Klinë ndeshja është mbyllur me rezultat 4-0. 
Zulfiu, John, Merlaku dhe Morina kanë shënuar golat për fitoren e thellë të vendasve. 

Në ndeshjen tjetër, golin e vetëm për fitoren e mitrovicasve e ka shënuar Gashi. Trepça '89 për pesëmbëdhjetë minuta ka luajtur me dhjetë lojtarë. 

Pas këtyre ndeshjeve, Dukagjini dhe Malisheva kanë nga pesëmbëdhjetë pikë duke u gjendur në pozitat shtatë dhe tetë. Drenica gjendet në vendin e pestë në tabelë me shtatëmbëdhjetë pikë dhe gjendet në vendin e pestë, ndërsa Trepça ’89 ka pesëmbëdhjetë pikë dhe gjendet në vendin e nëntë .