17:45 / 05.11.2022
Dortmund realizon fitore të lehtë ndaj Bochum
Uran Krasniqi/RTKLive
Borussia Dortmund u ngjit në top-treshen e Bundesligës pas një fitore të lehtë ndaj Bochum.
Rezultati përfundimtar ka qenë 3-0.
Pas golave të Moukoko, Reyna dhe sërish Moukoko, "milionerët" e sqaruan qysh në pjesë të parë se kujt i përket fitorja.
Pas kësaj ndeshje Bochum në tabelë është i parafundit me vetëm shtatë pikë.























