19:58 / 05.11.2022
Prishtina dhe Gjilani ndajnë pikët
Uran Krasniqi/RTKLive
Prishtina dhe Gjilani janë pajtuar me barazim në ndeshjen e sontme të zhvilluar në kuadër të Superligës së Kosovës.
Rezultati përfundimtar ka qenë 2-2.
Prishtina ka kaluar dy herë në epërsi dhe gjilanasit dy herë ia kanë dalë që ta barazojnë rezultatin e ndeshjes.
Golin e parë për Prishtinën e ka shënuar Shabani (42'). Reagimi i Gjilanit ka qenë i shpejt, duke barazuar me anë të Dabiqajt (57). Golin e dytë për vendasit e ka realizuar Prapashtica (62'), por në skenë ka dalë edhe një herë Dabiqaj (74'), duke e barazuar rezulatin përfundimisht.
Pas kësaj ndeshje Prishtina gjendet në vendin e tretë me njëzet e tri pikë aq sa ka edhe Gjilani në vendin e katërt.























