20:35 / 05.11.2022
Geoana: NATO e gatshme për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti
RTKLive
Zëvendës sekretari i NATO-së, Mircea Geoana, në një postim në rrjetin social Twitter, shkroi se si Beogradi ashtu edhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin.
“Bisedova me Përfaqësuesin Special Miroslav Lajcak për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Si Beogradi ashtu edhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin. NATO dhe KFOR mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti.” – ka shkruar Geoana në Twitter.
https://twitter.com/Mircea_Geoana/status/1588965700198359040?s=20&t=bxnmfMEK4gr-7giYtFnJNA
























