Ministri Sveçla vizitoi Bërnjakun dhe stacionin policor në Jasenovik
BKT
Foto. Nga profili i Sveçlës në Facebook
Lajme

Ministri Sveçla vizitoi Bërnjakun dhe stacionin policor në Jasenovik

A.Bela/ RTKlive

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, sot ka vizituar pikën kufitare në Bërnjak, stacionin policor të kufirit në Bërnjak dhe stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik.

“Gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si e tillë, ajo do të vazhdojë të kryejë misionin e saj me gatishmëri të plotë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim”, ka shkruar Sveçla në ‘Facebook’. May be an image of 2 people May be an image of 5 people, people standing and outdoors

Vizita e tij vjen pasi kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë dhënë dorëheqje para kuvendeve përkatëse. Njëjtë kanë vepruar edhe këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e Listës Serbe.


MË SHUME NGA Lajme