15:11 / 06.11.2022
Drita dhe Ballkani i ndajnë pikët në Gjilan
Uran Krasniqi/RTKLive
Drita e Gjilanit dhe Ballkani i Suahrekës janë ndarë baraz në një ndeshje ku janë shënuar plot katër gola.
Gjilanasit kanë kaluar dy herë në epërsi, ndërsa po aq ia ka barazuar klubi suharekas.
Për herë të parë në vantazh Drita kaloi me anë të Krasniqit (12'). Pas vetëm vetëm dhjetë minutash kampioni aktual barazoi përmes Berishës (23').
Simonevski (49') është përkujdesur për golin e dytë të Dritës, ndërsa rezultatin për Ballkanin e ka barazuar Rrahmani (74').
Pas kësaj ndeshje Drita vazhdon kryesimin me tridhjetë e një pikë, kurse Ballkani është e dyta me njëzet e shtatë pikë.























