Emery e nis me fitore te Aston Villa, triumfon ndaj Manchester United
BKT
Sport

Emery e nis me fitore te Aston Villa, triumfon ndaj Manchester United

Uran Krasniqi/RTKLive

Unai Emery e ka nisur me këmbë të mbarë si trajner te Aston Villa, pasi skuadra e tij e ka mposhtur Manchester Unitedin 3-1 në "Villa Park", duke i dhënë fund gjithashtu edhe serisë së pamposhtur prej nëntë ndeshjesh të "Djajve të Kuq" .

Bailey (7'), Digne (11') dhe Ramsey (49') kanë realizuar për Villan. Goli i vetëm për United ishte autogol nga Ramsey (45').

Pas kësaj ndeshje Aston Villa ngjitet në vendin e trembëdhjetë, ndërsa Manchester United gjendet në vendin e pestë.