19:03 / 06.11.2022
Golden Eagle Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës
Uran Krasniqi/RTKLive
Kampioni aktual i Kosovës, Golden Eagle Ylli, ka realizuar edhe fitoren e pestë radhazi. Kjo ka ndodhur në xhiron e nëntë të Prince Caffe Superligës ku e mundur Sigal Prishtinën si mysafir.
Rezultati përfundimtar ka qenë 68:86 (11:14, 29:17, 10:26, 18:29).
Moment vendimtar për kampionët ishte preiudha e tretë, pasi çereku I parë ishte I barabartë, kurse ai i dyti u takonte vendasve.
Më i dalluari te vendasit ishte Rrezart Memedi me 18 pikë, ndërsa te mysafirët, Valon Bunjaku me 21 pikë.























