Tërhiqet shorti i Championsit, përballje titanësh
BKT
Sport

Tërhiqet shorti i Championsit, përballje titanësh

Fatmir Bytyqi /RTKlive

(E plotësuar) Është hedhur shorti për raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve, ku do të kemi mundësi të shohim disa ndeshje tejet interesante.

Vëmendja padyshim do të jetë tek derbi ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit, derisa sfidë tejet interesante është edhe mes PSG-së dhe Bayern Munich.

Gjithsesi joshëse do të jenë edhe duelet Milan-Tottenham dhe Dortmund-Chelsea.

Ja të gjitha përballjet e Championsit:

RB Leipzig – Man City

Club Brugge – Benfica

Liverpool – Real Madrid

AC Milan – Tottenham

Frankfurt – Napoli

B.Dortmund – Chelsea

Inter – Porto

PSG – Bayern Munich

Ndeshjet e para do të zhvillohen në datat 14/15 dhe 21/22 shkurt, derisa ato kthyese me 7/8 dhe 14/15 mars 2023.

Sot shorti i Championsit, gjithçka që duhet të dini

(E plotësuar) Sot do të hidhet shorti për raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve.

Në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 12:00, e tërë bota e futbollit do t'i ketë sytë nga Liga e Kampionëve, ku ekipet më të mëdha në Evropë do të mësojnë kundërshtarin e radhës.

Cilat skuadra janë të kualifikuara?

16 skuadra nga faza grupore kanë siguruar kualifikimin. Tetë prej tyre si lider të grupit, derisa tetë të tjera si pozitë e dytë.

Si lider nga grupet u kualifikuan: Bayern Munich, Benfica, Chelsea, Man City, Napoli, Porto, Tottenham.

Kurse, si pozitë e dytë: Club Brugge, Dortmund, Frankfurt, Inter, Leipzig, Liverpool, Milan, PSG.

Në këtë raund, janë disa rregulla të veçanta. Pasi disa klube nuk mund të përballen me njëra-tjetrën.

Fillimisht, ato që ishin në një grup të lehtë nuk kanë të drejtë të përballen sërish, derisa nuk lejohet as që skuadra nga i njëjti kampion të gjenden përballë njëra-tjetrës.

Kur nisin ndeshjet?

Ndeshjet e para kualifikuese janë paraparë të nisin në datat: 14, 15, 21 dhe 22 shkurt, derisa ato kthyese më 7, 8, 14 dhe 15 mars. Të gjitha takimet fillojnë në ora 21:00.

Kujtojmë, se këtë vit rregulli i golit mysafir nuk vlen. Pra, nëse pas 180 minutave rezultati është i barabartë, atëherë skuadrat do të shkojnë në kohë shtesë për 30 minuta, e pastaj nëse vazhdon të jetë baras do të kemi penalltitë.