09:52 / 07.11.2022
Reali përgatit ofertën për Asension
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Real Madridi është duke përgatitur kontratën e re për Marco Asension.
Spanjolli prej kohësh është i lidhur me largimin nga ‘Los Blancos’, por sipas gazetarit Sergio Santos, madrilenët tashmë kanë vendosur që të mos heqin dorë nga Asensio, i cili këtë sezon të garave, është duke treguar performancë mjaft të mirë.
Marrëveshja aktuale e Asensio me kampionët në fuqi të Spanjës, skadon verën e ardhshme, por duket se lojtari preferon rinovimin e kontratës me skuadrën e Carlo Ancelottit.
Ndryshe, Asensio kërkohet nga AC Milan dhe Newcastle United.























