Inzaghi pas humbjes nga Juve: Edhe një humbje që dhemb
BKT
Sport

Inzaghi pas humbjes nga Juve: Edhe një humbje që dhemb

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka kritikuar të besuarit e tij pas humbjes nga Juventusi.

Juve mbrëmë mposhti Interin (2-0), në derbin e madh italian. Tekniku italian mendon se skuadra e tij, bëri paraqitje të mira, por jo edhe në të dytën.

“Kishim një pjesë të parë të shkëlqyer. Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte i mirë, pastaj ramë nga loja”, tha ai.

“Edhe një humbje që dhemb ndaj një konkurrenti. Futbolli është i tillë, momentet janë vendimtare. Ne duhet të bëjmë më shumë në këso ndeshje. Skuadra ime mund të bëjë më shumë”, theksoi Inzaghi.