Mehaj: FSK ofron siguri për të gjithë qytetarët
M.Sh/RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar kundër veprimeve të Serbisë për destabilizimin e Kosovës.
Në një reagim në Twitter, Mehaj thotë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e vendit.
“Dënojmë veprimet e Serbisë për destabilizimin e vendit tonë! Kosova dhe institucionet e saj janë në shërbim të çdo qytetari dhe veprimet tona janë në kordinim me policinë tonë dhe KFOR-in”, ka shkruar Mehaj.
Ndërsa në një reagim tjetër që Mehaj pati mbrëmë, tha se ngritja e kapaciteteve ushtarake serbe në kufirin me Republikën e Kosovës, ashtu dhe vendimi i pjesëtarëve të komunitetit serb për largim nga institucionet e Kosovës janë veprime me tentim destabilizimin e vendit.
“Republika e Kosovës dhe institucionet e saj janë në shërbim të të gjithë qytetarëve, andaj angazhimi në to dhe respektimi i tyre është përgjegjësia jonë e përbashkët. I vetmi kërcënim për komunitetin serb janë individët dhe grupet kriminale serbe të dirigjuara nga Beogradi”, ka thënë Mehaj mbrëmë.























