Allegri pas fitores kundër Interit: Luajtëm mirë teknikisht
BKT
Sport

Allegri pas fitores kundër Interit: Luajtëm mirë teknikisht

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Massimiliano Allegri, trajner i Juventusit, ka thënë se është i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij kundër Interit.

‘Zonja e Vjetër’ mbrëmë mundi Interin (2-0), në derbin e madh italian.

Tekniku italian e ka pranuar se skuadra e tij pati fat, por që rëndësi kanë tri pikët.

“Rabiot? Kam biseduar me të para se të mund të largohej nga Juventusi, vetëm i thashë se te Juventus ai ka vlerë të madhe, se e konsideroj atë një lojtar të madh dhe të rëndësishëm. Ai ka luajtur një ndeshje të jashtëzakonshme. Të them të vërtetën, e patëm pak fat në fitoren ndaj Interit, por rëndësi ka që ne morëm tre pikët”, ka thënë Allegri.

“Të ktheheshim nga një periudhë e keqe duke fituar ndaj Interit është një gjë që më bën të jem krenar, nuk është e lehtë të luash një ndeshje të tillë. Ne luajtëm mirë teknikisht, rrezikuam shumë gjatë gjithë lojës duke lënë hapësira te lojtarë si Calhanoglu apo Lautaro, por në fund fituam dhe kjo tashmë ka rëndës”, ka theksuar Allegri.