16:33 / 07.11.2022
Drejtori i PSG-së: Ndeshja me Bayernin, mundësi e madhe për revansh
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sfida PSG-Bayern Munich, është një nga duelet më të forta që do të zhvillohet në mesin e muajit shkurt në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Shorti i kësaj garë elitare, ka rezervuar përballjen e kampionëve në fuqi të Gjermanisë me kampionët e Francës.
Parisienët do të kërkojnë hakmarrjen për disfatën e pësuar në finalen e madhe të Championsit në vitin 2020.
Drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos beson se dueli me ‘bavarezët’ do të jetë mundësi e madh për revansh.
“Ajo finale është e paharrueshme dhe për ne do të jetë një mundësi e madhe për revansh. Është një mundësi për t’i treguar Evropës se jemi ekipi më i mirë në botë, me një trajner të madh dhe lojtarë të mëdhenj”, tha ai për RMC Sport.























