Zyrtarët e Listës Serbe me paga `të garantuara` nga Serbia
REL
Zyrtarët e lartë të Listës Serbe, të cilët më 5 nëntor vendosën që të japin dorëheqje nga institucionet e Kosovë, nuk do të mbesin pa paga, sepse paralelisht me pagat e Kosovës ata marrin paga edhe nga buxheti i Serbisë.
Ata kanë përfshirë pagat e marra nga Serbia gjatë deklarimit të pasurisë për vitin 2022 në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës.
Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe
Totali: 1.927€
Në Kosovë: Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës
Paga: 1.150€
Në sistemin serb: Shkolla e Lartë Ekonomike e Studimeve Profesionale
Paga nga buxheti i Serbisë: 235€
Drejtor i ndërmarrjes publike “Standard” në Mitrovicë të Veriut
Paga nga buxheti i Serbisë: 542€
Igor Simiq, nënkryetar i Listës Serbe
Totali: 3.250€
Në Kosovë: Deputet i Kuvendit të Kosovës
Paga nga buxheti i Kosovës: 1.800€
Në sistemin serb: Fondi PIO (Fondi i sigurimeve pensionale dhe invalidore), kryetar i Drejtorisë në Beograd
Paga nga buxheti i Serbisë: 1.250€
Asistent në Fakultetin Ekonomik në Mitrovicën e Veriut
Paga nga buxheti i Serbisë: 200€
Jasmina Dediq, Lista Serbe
Totali: 2.750€
Në Kosovë: Deputete e Kuvendit të Kosovës
Paga nga buxheti i Kosovës: 1.750€
Në sistemin serb: Administrata arsimore, këshilltare për arsim
Paga nga buxheti i Serbisë: 1.000€
Zoran Mojsilloviq, Lista Serbe
Totali: 2.800€
Në Kosovë: Deputet i Kuvendit të Kosovës
Paga nga buxheti i Kosovës: 1.800€
Në sistemin serb: Qendra Sportive Mitrovicë, punëtor sportiv – nuk ka të raportuar të hyra nga kjo pozitë
Asistent në Fakultetin e Sportit dhe Edukimit Fizik
Paga nga buxheti i Serbisë: 1.000€
Verica Çeraniq, Lista Serbe
Totali: 3.300€
Në Kosovë: Deputete e Kuvendit të Kosovës
Paga nga buxheti i Kosovës:Kosova: 1.900€
Në sistemin serb: Shërbimi Kombëtar i Punësimit, ekonomiste
Paga nga buxheti i Serbisë: 1.400€
Zoran Todiq, Lista Serbe
Totali: 2.160€
Në Kosovë: Kryetar i Leposaviqit
Paga nga buxheti i Kosovës: 1.160€
Në sistemin serb: Kryetar i Autoritetit të Përkohshëm komunal të Leposaviqit
Paga nga buxheti i Serbisë: 1.000€
Millan Radojeviq, Lista Serbe
Totali: 2.200€
Në Kosovë: Kryetar i Mitrovicës së Veriut
Paga nga buxheti i Kosovës: 1.200€
Dragisha Milloviq, Lista Serbe
Totali: 2.520€
Në Kosovë: Kryetar i Komunës së Zveçanit
Paga nga buxheti i Kosovës: 1.120€
Në sistemin serb: Zëvendësdrejtor i Qendrës Spitalore dhe Klinike në Mitrovicën e Veriut
Paga nga buxheti i Serbisë: 1.400€
Në sistemin serb: Drejtor i Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore në Mitrovicën e Veriut
Paga nga buxheti i Serbisë: 1.000€























