Liverpooli në shitje, kërkesa është e pabesueshme
BKT
Sport

Liverpooli në shitje, kërkesa është e pabesueshme

RTSH

Liverpooli është në shitje, e bën të ditur faqja e internetit “The Athletic” dhe lajmi pushton menjëherë edhe tabloidet angleze.

Fenway Sports Group Holdings (FSG), pronar i Reds që nga viti 2010, kur bleu klubin nga George Gillett dhe Tom Hicks, thuhet se është i hapur për oferta, duke shpresuar të arkëtojë atë që mori Chelsea, i shiti aksionet Todd Boehly për pothuajse 5 miliardë euro.

Kujtojmë se FSG zotëron gjithashtu ekipin e bejsbollit Boston Red Sox, rrjetin televiziv NESN dhe 50% të Roush Fenway Racing dhe Fenway Sports Management.

FSG hap ankandin: “Me kushtet e duhura ne do të konsideronim aksionarë të rinj, sërish në interes të Liverpool-it si klub”, tha FSG për The Athletic.

“FSG shpesh ka marrë sinjale interesi nga palë të treta që kërkojnë të bëhen aksionerë të Liverpool-it”, vazhdon ai.