Edhe Liverpooli pas supertalentit të Dortmundit
BKT
Sport

Edhe Liverpooli pas supertalentit të Dortmundit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi i madh anglez, Liverpool i është bashkuar një mori klubesh të mëdha evropiane që janë duke e monitoruar yllin e Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko.

17-vjeçari pas largimit të Erling Haalandm është duke bërë një sezon të madhe me skuadrën gjermane duke ndezur interesimin e klubeve më të fuqishme evropiane.

Tashmë edhe ‘The Reds’ sipas mediave britanike, i ka hyrë garës për Moukoko, i cili këtë sezon të garave, ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar katër herë.

Kontrata e Moukoko me Dortmundit skadon në vitin 2023, dhe duket se ardhmja e tij, do të jetë larg Dortmundit pasi që shumë klube të mëdha evropiane, synojnë të transferojnë supertalentin e ‘milionerëve’ të Gjermanisë.