Barcelona i thotë ‘JO’ Jorginhos, mësoni arsyen
BKT
Sport

Barcelona i thotë ‘JO’ Jorginhos, mësoni arsyen

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi spanjoll, Barcelona raportohet se ka hequr dorë nga Jorginho i Chelseas.

Katalonasit sipas mediave spanjolle, nuk dëshirojnë të nënshkruajnë me italianin e londinezëve për shkak të kërkesave të larta për pagat e lojtarit.

Reprezentuesi italian kërkon pagë vjetore në vlerë prej 10 milionë eurosh, çmimi ky që për ‘blaugranat’ është i lartë.

Jorginho duket se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga Chelsea për të bërë një hap tjetër në karrierën e tij futbollistike.

Krahas Barcelona, italiani po vëzhgohet edhe nga disa skuadra tjera evropiane.